Kushtrim

Poezi nga Arben Kurteshi

O fusha. O male.

O puhia,

Që vjen ngadale.

O shkëlqim,

O dielli im,

Më bën të fort,

Më shumë se trim,

O sot, o kurrë,

Lëshoj kushtrim!

……………………..

TROKITJE STINËSH

Vijnë e ikin stinët e reja,
Ju kam larg në shtegtim,
S’mund t’ju prek kur vjen pranvera
Ju mbaj thellë në shpirtin tim.

Padurim e presim verën
Të na trokasi prapë te dera,
Krahë hapur u shtrëngoj fort
Si gjithë herëve të tjera.

Bukurinë që ma sillni
As me fjalë s‘di ta përshkruaj
Pse nuk mund ta shijoj gjatë
Prapë më ikni në dhe të huaj,

Zemrën time më mbani gjallë.
Edhe pse nga largësia,
Po ju presim krahë hapur
Gëzim mbushur rrugë e shtëpia.

Dielli ndriçon me rreze të arta
Anë e mbanë lule e gjelbërim,
Qytete e shtëpi në fshatra
Mbushur plot me gëzim.

Nëpër qendra rrugët e gjata
Me kurbetçinj mbushur plot
Puthin nënat djem e vajza
Mbi buzagazë rrjedhin dhe lot.

Malli i madh i mërgimtarëve
Zjarr që ndizet si qiri
Shpejt kalojnë tri, katër javë
Rrjedhin lotët përsëri.

Iku edhe vera e nxehtë
Malet mbuluar nga pikëllimi,
Në pritje të vijë prapë,
Që t’ju kthehet sërisht gëzimi.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).