Kushtrim Kadriu zgjidhet kryesues i ri i Kuvendit të Komunës së Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, me 20 vota për dhe asnjë kundër, ka zgjedhur sot, në një seancë të jashtëzakonshme, kryesuesin e ri, Kushtrim Kadriu (Vatra). Kadriu mori votat e partive opozitare, në një seancë ku ishin të pranishëm 32 anëtarë të Kuvendit, ndërkaq në votim morën pjesë vetëm 20 prej tyre.

Kundër kandidatë ishin Riad Elezi (LDK) dhe Suzana Selimi (PDK).
Kryesuesi i deritashëm, Arianit Sadiku (LVV) u shkarkua javën e kaluar, me 19 vota të opozitës (LDK, PDK, Vatra), pas prishjes së koalicionit LVV-PDK.

Kadriu, pasi u falënderua për besimin e dhënë, tha se prioritet i tij është ri-funksionalizimi i Kuvendit dhe trupave të tij.

Uji Dea

‘Për mua do të jetë nder që t`i shërbejë komunës sonë dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Kushtrim Kadriu.

Deri në zgjedhjen e kryesuesit të ri, seancën e jashtëzakonshme e ka udhëhequr Ismajl Kurteshi (LVV), si anëtari më i vjetër i Kuvendit./rajonipress/