Mobi Casa

Kushtrim Kadriu zgjidhet kryesues i Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar (KBN), të enjten, e ka zgjedhur kryesues të ri të kësaj trupe komunale në Gjilan, Kushtrim Kadriun, përfaqësues i Lëvizjes “Vatra”.

Kryesuesi i deritashëm i KBN, Ismet Tafili ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja “Vatra” dhe rrjedhimisht ai është tërhequr edhe nga Komiteti. Kryesuesja e takimit, Miranda Bllaca, ka thënë se sipas marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit, kryesuesi i takon Lëvizjes “Vatra”.

Propozimi i bërë nga Artan Cani, që kryesues i KBN të zgjidhet Kushtrim Kadriu (Vatra), u përkrah edhe nga anëtarët tjerë, meqë Kadriu vjen nga Lugina e Preshevës dhe i njeh mirë problemet e shqiptarëve, këtu dhe atje.

FIDANISHTJA

Kadriu ka premtuar se do të punojë brenda kësaj trupe komunale në Gjilan, për t`ua lehtësuar problemet shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke nënvizuar se një hap i madh është bërë me miratimin e Rezolutës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe hapjen e Zyrës në Gjilan.

Në këtë drejtim, duhet bërë edhe hapa tjerë, ka thënë ai. “Shtetësia në Kosovë dhe Serbia në Luginë, janë dy problemet kryesore të shqiptarëve të Luginës së Preshvës”, ka thënë Kadriu.

Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar është themeluar sivjet dhe deri tani, atë e ka udhëhequr Ismet Tafili./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.