RCCOLA

Kushtrim Kadriu tregon si u pengua nga Alban Hyseni: Nuk befasohem nga njerëz të tillë që standard e kanë dhunën e shkatërrimin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sot gjatë seancës në asamblenë komunale u pengova në kryerjen e detyrës sime si kryesues, nga kryetari i komunës z. Alban Hyseni. Ai këtë e bëri duke e shfaqur arrogancën e tij e duke prekur pajisjet teknike të kuvendit që nuk janë detyrë e tij. Veprime të tilla që ndodhën brenda kuvendit e që mund të ndodhin edhe në të ardhmen, nga njerëz të tillë janë të pritshme dhe aspak befasuese, duke pasur parasysh faktin se kryetari vjen nga një parti që standard e ka hedhjen e gurëve, shkatërrimin e pronës publike, hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend e shumë veprime të tilla që rrezikojnë dhe jetën e njeriut ka shkruar Kushtrim Kadriu.

Reagimi i plotë:

Eco Higjiena

Përkundër kësaj, puna e kuvendit do të vazhdoj dhe do ta drejtoj atë me përpikëri e me profesionalizëm. Pengesave të shumta që më janë bërë nga ky pushtet që nga dita e parë e zgjedhjes sime si kryetar i kuvendit do t’u përgjigjem me vullnet të madh për punë, në të mirë të qytetarit të Gjilanit.

Sot ishte seanca e parë e kuvendit nën drejtimin tim dhe nuk mora masa ndaj veprimeve të dhunshme të kryetarit që pengoi mbarëvajtjen e punës së kuvendit, por ju garantoj se veprime të tilla në të ardhmen nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë./rajonipress/