RCCOLA

Kushtrim Kadriu sërish paditë kërcënuesin për fyerje dhe shpifje publike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kushtrim Kadriu nga lëvizja “Vatra” për shkak që ka marrë kërcënime e ofendime të sërishme nga Hekuran Haziri, e ka paditur atë për herë të dytë në Gjykatë për shpifje dhe fyerje. Unë sot bëra një padi ndaj këtij personi që është aktivist i LDK-së në Gjilan, për fyerje dhe shpifje publike ndaj personalitetit tim. Nuk do të ndalem së kërkuari dënimin këtij njeriu dhe të tjerëve si ky, që më fyen dhe më kërcënuan vetëm për shkak të prejardhjes sime nga Kosova Lindore ka shkruar Kushtrim Kadriu.

Kushtrim Kadriu nuk po gjen rehati, qetësi e siguri meqë vazhdimisht po kërcënohet e fyhet nga Hekuran Haziri. Këtë recidivist Gjykata e Gjilanit e kishte dënuar edhe më herët me 400 euro gjobë, por ky dënim sikur e ka trimëruar atë për të vazhduar me avazin e vjetër.

Postimi i Kushtrim Kadriut

Mobi Casa

Kur dënimi i shqiptuar nga Gjykatësi Rilind Sërmaxhaj

për kryesit e veprës penale për kanosje është vetëm 400 euro njerëz si Hekuran Haziri, aktivist i LDK-së, trimërohen edhe më shumë për të vazhduar avazin e tyre të fyerjeve e shpifjeve.
Unë sot bëra një padi ndaj këtij personi që është aktivist i LDK-së në Gjilan, për fyerje dhe shpifje publike ndaj personalitetit tim.
Nuk do të ndalem së kërkuari dënimin këtij njeriu dhe të tjerëve si ky, që më fyen dhe më kërcënuan vetëm për shkak të prejardhjes sime nga Kosova Lindore.
Ndërsa, për të tjerët që fyejnë dhe shpifin, të gjithë janë në radhë për t’u paditur.
Shihemi në gjykatë ka shkruar Kadriu./rajonipress/