Eko Higjiena

Kushtrim Kadriu: Kryesuesi i terrenit dhe i punëve praktike

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kushtrim Kadriu e ka dinamizuar punën e Kuvendit dhe të kryesuesit duke thyer disa barriera. Kadriu pos takimeve në zyre del edhe në teren dhe takon qytetar e biznese.

Vetëm këtë fundjavë Kushtrim Kadriu ka takuar tri biznese të natyrave të ndryshme.

“I bëra një vizitë fabrikës së njohur të prodhimit të vajit “Floil”. Aty u prita nga pronari i saj
z. Berat Mustafa me të cilin diskutuam për sfidat e prodhuesve vendorë” ka shkruar Kadriu.

Kadriu ka takuar edhe një kompani të mobilerive.
“Me kënaqësi i bëra një vizitë biznesit Euro Commerce Mobileria i cili merret me prodhimin e mobiljeve, biznes i respektuar i qytetit tonë”.

Mobi Casa

Dhe vizitën tjetër e ka shfrytëzuar tek një biznes i veshjeve kombëtare.
“Vizitova biznesin e z.Rasim Isufit i cili ndodhet tek Agmia Center. Ai merret me prodhimin e veshjeve kombëtare”/rajonipress/.