UBT

Kushtrim Kadriu: Alban Hyseni po mundohet të bëhet si Luta

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në seancën e fundit të kuvendit, kryetari Hyseni qëndroi vetëm disa minuta dhe iku, ndërsa në seancën e parafundit nuk mori pjesë fare. Nuk e kuptoj pse ndoqi agjendë tjetër kur e ka ditur se në atë kohë kuvendi do të zhvillonte punimet. Ftesat për seancë dërgohen disa ditë përpara ka reaguar asamblisti Kushtrim Kadriu.

Uji Dea

Kadriu ka shkruar se kjo tregon një sjellje joserioze të tij. “Me gjasë ka filluar t’i rritet mendja dhe kuvendin ta konsiderojë si organ të parëndësishëm për të. Ose po i duket vetja më i rëndësishëm se kuvendi. Kjo gjithashtu tregon mosinteresimin e tij për të diskutuar dhe për të trajtuar çështjet me të cilat qytetarët e Gjilanit ballafaqohen. Apo, mund të jetë edhe fakti që ai ka një papërgatitje totale në gjithçka dhe në këtë mënyrë i ikë përballjes në asamble” ka thënë Kadriu./rajonipress/