UBT

Kushtrim Kadriu: Akademikët me prejardhje nga Lugina po bëjnë sehir

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dihet që akademia e shkencave dhe e arteve është e mbushur me alamet akademikë me prejardhje nga Kosova Lindore. Por, fatkeqësisht deri më tani këta akademikë rrallë e përmallë kanë përmendur Kosovën Lindore apo kanë treguar se kanë prejardhje nga ajo pjesë thotë Kushtrim Kadriu nga lëvizja “Vatra”.

HW

Kadriu mendon se Akademikët është dashur që deri tani të bëjnë një udhërrëfyes të cilin do ta ndjekin politika e shoqëria civile e jo të veprohet në mënyrë të ç’koordinuar siç është vepruar deri tani. “Siç duket, ekziston frika nga spektri i çdo lloji si ai politik, akademik, ekonomik të merren me Kosovën Lindore pasi që konsiderojnë se po prishin marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtarë. Kemi vende të BE- së siç është Hungaria, e cila po i rri si gardian Serbisë në mbrojtjen e të drejtave të minoritetit hungarez atje. Ajo përkujdeset për të gjitha të drejtat e popullit të saj të mbetur nën Serbi. Ndërsa akademikët tanë po fillojnë të merren me të drejtat e Kosovës Lindore vetëm pasi po bien nga pozitat apo kur po e humbin pushtetin, vetëm atëherë po merren me të e po flasin për të, e po thonë duhet ajo e duhet kjo” tha Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.