UBT

Kushtrim Ibrahimi falënderon votuesit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjatë gjithë fushatës, patëm dhjetëra e qindra takime, tubime dhe vizita derë më derë, ku pata kënaqësinë të takoja e të bisedoja me shumë qytetarë të komunës sonë. Ato takime më dhanë motiv e energji të re, sepse dëgjova nga afër shqetësimet, idetë dhe kërkesat tuaja. Këto do të jenë udhërrëfyesi ynë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, për të punuar me përkushtim e ndershmëri në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve tanë ka shkruar Kushtrim Ibrahimi.

Postimi i plotë:

Falënderim
Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit,
Shpreh mirënjohjen time më të thellë e më të sinqertë për besimin që na dhatë në këto zgjedhje ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndaj kryetarit Alban Hyseni, si dhe ndaj meje personalisht, si asambleist në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Gjatë gjithë fushatës, patëm dhjetëra e qindra takime, tubime dhe vizita derë më derë, ku pata kënaqësinë të takoja e të bisedoja me shumë qytetarë të komunës sonë. Ato takime më dhanë motiv e energji të re, sepse dëgjova nga afër shqetësimet, idetë dhe kërkesat tuaja. Këto do të jenë udhërrëfyesi ynë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, për të punuar me përkushtim e ndershmëri në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve tanë.

HW

Ky rrugëtim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e familjes sime, shoqërisë, kolegëve, aktivistëve të lëvizjes dhe secilit prej jush që kontribuuat e na përkrahët në çdo hap të fushatës. Faleminderit për përkushtimin, besimin dhe energjinë pozitive që na dhatë!

Së bashku do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë, që Gjilani të ecë përpara, me projekte konkrete, zhvillim e dinjitet për secilin qytetar.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.