UBT

Kushti i Kurtit ndaj BE-së nuk ia siguron Kosovës vizat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga BE-ja heqjen e vizave për Kosovën si vlerësim për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, mirëpo BE-ja, ndonëse ka mbështetur rrëzimin e taksës, ende nuk është deklaruar për vizat. Ndërkohë opozita ka kundërshtuar kushtëzimin e Kurtit, duke thënë se veprime të tilla e dëmtojnë procesin, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) që t’i ofrojë Kosovës liberalizim të vizave para Samitit të Zagrebit, që do të mbahet më 7 maj të këtij viti. Kurti ka parashtruar këtë kërkesë ndaj BE-së si vlerësim për heqjen e tarifës 100% ndaj produkteve nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina.

HW

BE-ja ka mbështetur lëvizjen e Kurtit për taksën, mirëpo ende nuk është deklaruar për këtë çështje me gjithë insistimin e gazetës. Ndërkohë kushtëzimet e tilla të Kurtit i ka kundërshtuar opozita. Ata thonë se Kosova është shumë afër liberalizimit të vizave, por një gjë e tillë nuk mund të arrihet duke i vënë kritere BE-së. Ani pse do të donin që këto kërkesa të Kurtit të drejtuara BE-së të plotësoheshin, sipas tyre këto janë vetëm deklarime të kryeministrit për konsum të brendshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.