Fundamenti

‘Kushtëzimi për vizat – BE po ia dëmton vetes besueshmërinë’

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se vazhdimi i kushtëzimit të heqjes së vizave për qytetarët e vendit me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit nga institucionet do të dëmtojë kredibilitetin e Bashkimit Europian në Kosovë.

“Përkundër faktit se është debatuar mjaft se a kemi nevoje për mekanizma të ndërmjetmë në fushën e sundimit të ligjit, unë mendoj se na duhen, gjithmonë kur janë të drejtuar kah rezultatet”.

“Përgjatë këtyre viteve të ekzistencës si shtet, institucionet e vendit kanë ndërmarrur iniciativa dhe veprime në drejtim të sundimit të ligjit dhe rendit kushtetues. Është bërë verifikimi i të gjithë kandidatëve të mundshëm për gjyqtarë dhe prokurorë. Hap po ashtu i rëndësishëm është edhe nxjerrja e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Po ashtu kemi diskutuar për ndalimin e kandidimit në zgjedhje të personave të akuzuar në raste të ndryshme penale. Përtej kornizës ligjore dhe strategjike, institucionet kanë arritur rezultate të prekshme në forcimin e sundimit të ligjit, megjithëse sfidat vazhdojnë të jenë prezente. Vlerësimet e ndryshme për progresin në këtë fushë, nga organizata të ndryshme, mund të mos jenë në përputhje me realitetin në terren, për shkak se ato janë të bazuara në perceptime. Shpesh ndodh që realiteti në Kosovë të mos raportohet dhe që perceptimi të jetë më i keq se situata”.

Hidromorava

“Statistikat edhe pse jo të harmonizuara krejtëisht dëshmojnë për rezultate të prekshme në hetimin e krimit të organizuar. Por kjo duhet të përcillet edhe me vendime të gjyqësorit, sepse nuk mjafton vetëm hapja e rasteve”.

“Qasja jo plotësisht e drejtë e Bashkimit Europian ndaj Kosovës po ua pamundëson qytetarëve të vendit lëvizjen e lirë pa viza. Vendi ka bërë më shumë se cdo vend tjetër në rajon, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Cdo kushtëzim i mëtutjeshëm i vizave me këtë luftë, do ta dëmtojë kredibilitetin e BE-së në Kosovë. BE-ja mund të mos jetë e shqetësuar me kredibilitetin e saj në vend, por kjo nuk mund të kalojë pa pasoja të caktuara”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.