HW

Kushtëzimi i vizave, goditje për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Liberalizimi me “bisht”. BE-ja i dërgon mesazh lidershipit të korruptuar

“Për Qeverinë e Kosovës, e cila nuk ka ide zhvillimore, largimi i qindra-mijëra qytetarëve, liberalizimi i vizave dhe rrjedhimisht largimi i qytetarëve do të përbente një lehtësim nga presioni qytetar, por ky nuk është interes i Kosovës”,tha analisti Nexhmedin Spahiu për “Kosova Sot”

HW

Raportimet e fundit në medie, sipas të cilave BE-ja mund të marrë vendim të shpejtë për liberalizimin e i vizave për Kosovën, por me disa kushte, të cilat nuk ishin vendosur deri më tani për asnjë vend tjetër, duke paparë edhe një klauzolë suspendimi, e cila do të aktivizohet automatikisht nëse shteti nuk i përmbahet asaj për të gjitha aspektet e veçanta të kushteve, nga spektri politik opozitar dhe analistët në vend po shihet si një nga dëshmitë më të fuqishme që flasin se BE-ja nuk i beson kësaj klase politike të instaluar në kupolën qeveritare, e cila nuk po tregohet e gatshme për t’u pastruar rrënjësisht nga krimi dhe korrupsioni.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ismail Kurteshi, ka pohuar se një qeveri serioze do të plotësonte kushtet si të gjitha shtetet e tjera dhe nuk do të pranonte diçka që vjen me kushtëzime, por derisa Qeveria e Kosovës i është nënshtruar një dialogu me Serbinë në të cilin dominon me kushtëzime pala serbe, atëherë edhe në këtë proces prapaskenat e kushtëzimeve janë të kësaj natyre dhe ato ka gjasa të pranohen si mashtrim për qytetarët e Kosovës. “BE- e di që me këta pushtetarë mund të sillen si të duan t’ju marrin e t’ju japin çka të duan ata vetë ose çka t’ju sugjerojë Serbia. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të udhëtojnë pa viza, e kjo ka ndodhur sepse qeveritarët nuk e kanë luftuar korrupsionin për arsye që të gjithë e dimë, sepse ata janë vetë korrupsioni”, tha Ismail Kurteshi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.