Eko Higjiena

Kushtetuesja: Zgjedhja e nënkryetarit serb element thelbësor i konstituimit, çdo interpretim tjetër do të ishte relativizim i rendit kushtetues

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjykata Kushtetuese sot ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me ankesën që kohë më parë ka dorëzuar Lista Serbe për çështjen e mos zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, shkruan Express.

Kushtetuesja në pikën 162 të këtij aktgjykimi ka theksuar se zgjedhja e nënkryetarit të komunitetit serb është një nga elementet thelbësore të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe se vetë konstitumi është një akt kushtetues që duhet të realizohet përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore.

United Hospital

Gjykata tutje thekson se çfarëdo interpretimi tjetër do të ishte relativizim i rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe do të nënkuptonte tolerim të bllokimit institucional në kundërshtim me natyrën funksionale të një demokracie të udhëhequr.

“Në fund, Gjykata konsideron se në përputhje me rolin e saj kushtetues si autoritet përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, e vënë në lëvizje përmes kërkesave të parashtruara në Gjykatë nga palët e autorizuara, në mënyrë shteruese ka interpretuar dispozitat kushtetuese sa i përket procesit të konstituimit të Kuvendit, të zhvilluar përmes Seancës Konstituive të tij të filluar më 15 prill 2025. Rrjedhimisht, Gjykata rithekson se Seanca Konstituive e Kuvendit, në kuptim të paragrafit 1 të nenit 66 të Kushtetutës është një akt kushtetues që duhet të realizohet përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë në këtë rast edhe zgjedhjen e nënkryetarit/es nga radhët e komunitetit Serb, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 4 të nenit 67 të Kushtetutës dhe çdo interpretim ndryshe do të relativizonte rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe do të nënkuptonte tolerim të bllokimit institucional, në kundërshtim me natyrën funksionale të një demokracie të udhëhequr nga parimet e demokracisë dhe të sundimit të ligjit”, thuhet në pikën 162 të aktgjykimit./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.