Eko Higjiena

Kushtetuesja, vendim për ruajtjen e pagave të zyrtarëve të saj

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjykata Kushtetuese me anë të një aktgjykimi të nxjerrë me kërkesën e Avokatit të Popullit ka përjashtuar veten dhe disa institucione të tjera nga klasifikimi dhe Katalogu i Vendeve të Punës në shërbimin civil. Madje, në aktgjykim është përfshirë edhe BQK-ja, ndonëse ky institucion nuk ka asnjë shërbyes civil, shkruan sot, gazeta “Zeri”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë një aktgjykim me numër K0 73/16, sipas kërkesës së Zyrës së Avokatit të Popullit. Me këtë aktgjykim është dhënë një vlerësim i kushtetutshmërisë së qarkores administrative nr. 01/2016, të nxjerrë nga Ministria e Administratës Publike në janar të këtij viti. Trupi gjykues ka kontestuar kushtetutshmërinë e qarkores administrative nr. 01/ 2016, që ishte nxjerrë nga Ministria e Administratës Publike, më 21 janarit 2016.

United Hospital

Kjo qarkore, siç thuhet edhe në aktgjykimin e Kushtetueses, ishte nxjerrë për të zbatuar Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës dhe Katalogun e Vendeve të Punës në shërbimin civil e që ishte miratuar nga Qeveria.

Qarkorja administrative është shpallur e pavlefshme nga Kushtetuesja dhe nga klasifikimi i vendeve të punës do të përjashtohen – vetë institucioni që ka nxjerrë vendimin, pastaj Avokati i Popullit, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni i Pavarur i Medieve dhe Banka Qendrore e Kosovës. Kështu këto institucione ndonëse do të marrin pagat me rritje prej 25 për qind sipas një vendimi të MAP-it për Shërbyesit Civilë tashmë nuk do t’i nënshtrohen klasifikimit të vendeve të punës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.