Uji Dea

Kushtetuesja: Thaçi, president legjitim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme ankesën e opozitës kinse Hashim Thaçi është zgjedhur president i Kosovës në mënyrë jokushtetuese më 26 shkurt të këtij viti.

Kushtetuesja ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme dhe për dëgjim publik, duke ua kumtuar kështu vendimin e saj të gjitha palëve duke treguar se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Në bazë të këtij aktgjykimi presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi, është president legjitim i Kosovës dhe inaugurimi i tij pritet të bëhet ashtu edhe siç ishte planifikuar.

Mobi Casa

LVV: Gjykata, e ndikuar politikisht

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i partive opozitare. Ato kanë thënë se Kushtetuesja nuk e ka për bazë drejtësinë, por interesin e politikanëve në pushtet.

“Gjykata as kësaj radhe nuk u mor me substancën, me faktet dhe argumentet që përmbante kërkesa. Po të ishte marrë me trajtimin e substancës, pashmangshëm nuk do të mundë ta shpallte si të ligjshme zgjedhjen e Thaçit president”, thuhet në reagimin që Lëvizja “Vetëvendosje” ka lëshuar për medie. Madje, “Vetëvendosja” akuzon këtë Gjykatë se edhe ky vendim ka qenë i ndikuar politikisht./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.