Fundamenti

Kushtetuesja tejkalon afatin për t’iu përgjigjur Thaçit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjykata Kushtetuese para dy muajsh ka pranuar kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për të sqaruar nëse marrëveshjet e nënshkruara nga kreu i shtetit duhet t’i nënshtrohen ratifikimit në Kuvend ose jo. Njohësit e çështjeve juridike thonë se Kushtetuesja ka tejkaluar afatet për ta shqyrtuar këtë lëndë. Ata gjithashtu thonë se Thaçi shpreson që gardiania e Kushtetutës do t’ia mundësojë ta anashkalojë Kuvendin për marrëveshjen me Serbinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Para më shumë se dy muajsh presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta bënte interpretimin e Nenit 18 të Kushtetutës, në të cilin thuhet se marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen me dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast kreu i shtetit kishte kërkuar nga Kushtetuesja që të saktësonte nëse marrëveshjet e tilla konsiderohen të ratifikuara në momentin që nënshkruhen nga presidenti ose duhet të kalojnë edhe në Kuvend që të votohen me 2/3-at e votave të deputetëve, shkruan Gazeta “Zëri”.

Hidromorava

Megjithëkëtë, Gjykata Kushtetuese ka tejkaluar tashmë afatin kohor të përcaktuar me Rregulloren e Punës së Gjykatës Kushtetuese, duke mos dalë ende me një interpretim rreth kësaj çështjeje. Pavarësisht kësaj, nga Kushtetuesja i kanë thënë gazetës se vendimi mbi kërkesën e kreut të shtetit do të merret pas shqyrtimit të të gjitha aspekteve kushtetuese të çështjes së parashtruar. Ndërkaq ekspertët e sistemit të drejtësisë konsiderojnë se pas tejkalimit të afatit kohor Kushtetuesja duhet ta njoftojë publikun nëse ka kërkuar kohë shtesë për ta trajtuar çështjen në fjalë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.