Fundamenti

Kushtetuesja s’merret me veten

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjykata Kushtetuese nuk pritet ta marrë në shqyrtim kërkesën e Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, për çështjen e vazhdimit të mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë nga ana e presidentes, Atifete Jahjaga. Burime të gazetës pranë Gjykatës Kushtetuese kanë bërë të ditur se refuzimi do të bëhet me arsyetimin se gjyqtarët ndërkombëtarë, të cilët janë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, janë palë në këtë proces dhe nuk mund të japin opinion për veten e tyre.

Kësisoj kjo gjykatë do t’i kërkojë Avokatit të Popullit, që lëndën ta dërgojë në Komisionin e Venecias për shqyrtim. Sipas këtyre burimeve, gjykata gjithashtu do të refuzojë edhe kërkesën e mundshme të LDK-së, për sqarim shtesë rreth opinionit për çështjen e kryeparlamentarit. Për Gjykatën Kushtetuese është totalisht e papranueshme kërkesa eventuale për sqarime shtesë rreth opinionit të tyre, pasi një kërkese e tillë vë në dyshim edhe vet profesionalizmin e gjykatës.

Mobi Casa

Ndërsa kohë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një postim në rrjetin social facebook, kishte kërkuar nga presidentja e vendit që ta shohë më qartë se kujt i takon mandatimi i gjyqtarëve të jashtëm me kushtetutë dhe ta tërheq vendimin e saj. Kosovës, sipas tij, nuk i nevojitet një Gjykatë Kushtetuese e cila është e kontestueshme në pikëpamje kushtetuese…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.