Kushtetuesja s’gjen shkelje në Ligjin për Investime të Qëndrueshme: Presidentja ta shpallë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që Ligji për Investime te Qëndrueshme t’i dërgohet presidentes së Republikës së Kosovës për shpallje, pasi që s’kanë gjetur asnjë shkelje kushtetuese, shkruan Gazeta Express.

Skanimi i disa neneve të këtij ligji nga Kushtetuesja ka ardhur pas ankesës së dorëzuar nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala dhe nëntë deputetë të tjerë.

RCCOLA

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka vendosur lidhur me kërkesën në rastin KO248/23, me parashtrues Ferat Shala dhe nëntë (9) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të dorëzuar në Gjykatë bazuar në autorizimet e përcaktuara në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-209 për Investime të Qëndrueshme. Gjykata, ka vendosur që (i) njëzëri, të deklarojë kërkesën e pranueshme; dhe (ii) të konstatojë, njëzëri, që nenet 21 (Këshilli), 35 (Përzgjedhja e veçantë e investitorit), 52 (Dispozitat kalimtare) dhe 53 (Shfuqizimi) të Ligjit nr.08/L-209 për Investime të Qëndrueshme, nuk janë në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat], paragrafët 1 dhe 2 të nenit 119 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 2 të nenit 122 [Përdorimi i Pasurisë dhe Burimeve Natyrore] të Kushtetutës; dhe (iii) njëzëri, të shpallë që, në bazë të nenit 43 (Afati) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Ligji nr.08/L-209 për Investime të Qëndrueshme, i dërgohet Presidentes së Republikës së Kosovës për shpallje”, thuhet në vendim.