ARKATANA

Kushtetuesja s’e ndëshkon Kryeziun

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjykata Kushtetuese është dorëzuar përballë anëtarit të saj, Kadri Kryeziu. Asnjë masë nuk ka ndërmarrë ndaj këtij gjyqtari, ndonëse është verifikuar pjesëmarrja e tij në aktivitete partiake të subjektit që drejton kryeministri Hashim Thaçi, PDK.

Tri javë më parë Kryeziu ka marrë pjesë në një aktivitet të PDK-së, gjatë të cilit Thaçi ka promovuar platformën e tij qeverisëse për mandatin e ardhshëm qeveritar.

Uji Dea

Pas raportimit në media për këtë aktivitet të Kryeziut, në adresë të tij është nisur një e-mail nga kreu i Kushtetueses, Enver Hasani.

Një kopje e e-mailit është protokolluar në arkivin e Gjykatës Kushtetuese, si shkresë zyrtare e saj. E me përmbajtjen janë informuar edhe gjyqtarët e tjerë./Koha Ditore/