Hidromorava

Kushtetuesja rrëzon Mustafën, PDK Grupi më i madh parlamentar

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Pas shqyrtimit të kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit, më 17 korrik 2014, Gjykata Kushtetuese e konsideron si jokushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit në seancën e 17 korrikut.

Këtë e ka bërë të njohur Gjykata Kushtetuese, përmes një njoftimi të parë, që është bërë publik në faqen zyrtare të kësaj gjykate.Në njoftim thuhet se Gjykata Kushtetuese me shumicë votash ka konstatuar që “mbledhja dhe procedura e ndjekur pas pezullimit të seancës konstitutive, më 17 korrik 2014, nga kryesuesja, për shkak të mungesës së kuorumit, 83 deputetë kanë shkelur Kushtetutën, duke vazhduar mbledhjen.

FIDANISHTJA

Gjykata Kushtetuese, gjithashtu konsideron se vendimi për zgjedhjen e Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit të Kosovës “është jokushtetues, si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga procedura e ndjekur”, sepse siç thuhet në njoftim, “nuk ishte grupi më i madh parlamentar ai që propozoi kryetarin e Kuvendit”…(Tribuna).