Fundamenti

Kushtetuesja pritet të mos deklarohet më për kryeparlamentarin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjykata Kushtetuese nuk pritet ta trajtojë edhe një herë çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Blloku LDK-LVV-AAK-Nisma nuk është palë e autorizuar për ta bërë materie të Kushtetueses këtë çështje, ndërkaq në Presidencë nuk kanë dhënë sinjale se do të veprojnë konform kërkesës së Bllokut për t’iu drejtuar Gjykatës lidhur me të njëjtën temë, shkruan sot Koha Ditore.

Ramush Haradinaj, një nga përfaqësuesit e Bllokut që ka shumicën në Kuvend, ka thënë të ketë nevojë për qartësim të aktgjykimit të Kushtetueses. Të drejtën për ta propozuar kryeparlamentarin, aktgjykimi ia njeh vetëm subjektit që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje – PDK-së. Por, zgjedhja ka dështuar të bëhet, shkaku që PDK-ja nuk ka ndonjë aleat për të siguruar votat e mjaftueshme që ta kalojë kandidatin e saj.

Haradinaj vazhdon të shprehë besimin se pika 127 e aktgjykimit lejon Bllokun të bëjë vetë propozimin. I ka mëshuar prej muajsh kësaj ideje, por kreu i LDK-së, Isa Mustafa, refuzon t’i hyjë edhe një procesi zgjedhjeje që do t’i kontestohej Kushtetutshmëria.

United Hospital

Pika 127 vetëm kërkon që deputetët të gjejnë zgjidhje brenda Kuvendit, por në harmoni me Kushtetutën. Haradinaj do interpretim më të gjerë.

Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka theksuar se Presidentja, sipas praktikës gjyqësore të zhvilluar nga Kushtetuesja, do të mund të referonte një çështje, edhe me gjithë faktit që një autorizim i tillë nuk është numëruar në formë eksplicite në Kushtetutë dhe në Ligjin mbi Gjykatën Kushtetuese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.