United Hospital

Kushtetuesja në krizë kredibiliteti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vazhdimi i mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë nga ana e presidentes Atifete Jahjaga, mund të prodhojë një situatë të re në skenën politike vendëse. Për herë të parë, subjektet parlamentare do të mund të mos i njohin vendimet që dalin prej kësaj gjykate.

LDK-ja dhe Vetëvendosje këmbëngulin se zgjatja e mandatit të treshes ndërkombëtare është bërë në mënyrë antikushtetuese dhe me vendimin e saj presidentja e ka shndërruar gjykatën në jofunksionale dhe jolegjitime për të nxjerrë vendime. Me këtë veprim, sipas tyre, presidentja e vendit ka tejkaluar kompetencat e saj.

ARKATANA

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatçija, ka thënë se në legjislaturën e kaluar është sjellë ligji për votim dhe është kaluar duke përfshirë vazhdimin e mandatit të EULEX-it, prokurorëve dhe gjyqtarëve në të cilën hyjnë edhe gjyqtarët e Kushtetutës, por në anën tjetër ka qenë vetë Arsim Bajrami, sipas saj, që ka thënë se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën.

Mirëpo, më pas Hajredin Kuçi, sipas saj, ka thënë që ky ligj do të mbështetet nga amendamentet kushtetuese dhe tek atëherë do ta këtë fuqinë. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.