Fundamenti

Kushtetuesja mund të mos e zgjidhë ngërçin politik

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përmbajtja e opinionit të Gjykatës Kushtetuese pas seancës dëgjimore të 21 gushtit në lidhje me procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit mund jetë vendimtar nëse vendi do të shkojë drejt formimit të institucioneve apo kah zgjedhjet e reja të parakohshme.

Pas dëgjimit të palëve, përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës në njërën anë dhe bllokut LDK, AAK dhe Nisma në anën tjetër, paneli i gjyqtarëve do të mblidhet për komentet përfundimtare dhe më pas do të marrë vendimin me anë të votimit të fshehtë.

ARKATANA

Mirëpo, tek partitë e përfshira në këtë proces nuk është përjashtuar asnjëherë fakti që Kushtetuesja mund edhe të mos e zgjidhë përfundimisht çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Sidomos situata do të komplikohej nëse vendimi i Kushtetueses e rikthen seancën konstituive në pikën e 3, menjëherë pas dhënies së betimit të deputetëve.

Çështja më kontestuese mbetet nëse Kushtetuesja mund apo nuk mund të japë opinionin rreth problemit kryesor se kush mund të propozojë i pari kandidatin për kryetar, vetëm partia fituese e zgjedhjeve apo ka edhe një rast të dytë për opozitën, sikurse në rastin e kryeministrit dhe qeverisë…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.