FIDANISHTJA

Kushtetuesja kërcënon Këshillin Prokurorial

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Do të shembet i gjithë procesi i përzgjedhjes dhe nominimit të kryeprokurorit të Shtetit, nëse për të Këshilli Prokurorial nuk e informon “në hollësi” Gjykatën Kushtetuese.

Ky kërcënim i ka mbërritur të hënën forumit më të lartë vendimmarrës të organit të akuzës, nëpërmjet një letre të nënshkruar nga kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani, shkruan “Koha Ditore”.

ARKATANA

Gjatë javës së kaluar dy institucionet ishin përplasur me Këshillin Prokurorial që insiston se informatat relevante për procesin e parë, të kontestuar të zgjedhjes së kryeprokurorit tashmë ia ka dërguar Gjykatës Kushtetuese, dhe me këtë të dytën që vazhdon të kërkojë informatat edhe për procesin e dytë, ndaj të cilit askush nuk është ankuar. Përplasja ka vazhduar bllokimin e zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit, që vazhdon prej verës së shkuar.

Letra e dërguar të hënën nga Kushtetuesja përmban tone kërcënuese ndaj Këshillit Prokurorial, i cili thuhet se do të mblidhet të martën për të shqyrtuar situatën e re të krijuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.