ARKATANA

Kushtetuesja e vonon Specialen

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim rreth amendamenteve kushtetuese, të cilat mundësojnë formimin e Gjykatës Speciale, edhe pse kjo lëndë në Kushtetuese është dërguar para më shumë se tri javësh nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Zyrtarët e Kushtetueses kanë bërë të ditur se kjo Gjykatë është duke i shqyrtuar amendamentet, por nuk kanë dhënë afate kohore se kur do të mundë të jepet vendimi.

Në anën tjetër përfaqësuesit e partive opozitare kanë thënë se këto amendamente do të duhej të refuzoheshin, megjithatë, sipas tyre, Gjykata Kushtetuese nuk do të marrë vendim të drejtë.

ARKATANA

“Kjo lëndë tashmë është duke u shqyrtuar dhe vendimi do të merret në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe Rregulloren e Punës së Gjykatës Kushtetuese. Sapo të merret vendimi, për këtë do të njoftohen të gjitha palët e përfshira dhe i njëjti do të publikohet edhe në ueb-faqen e Gjykatës”, ka thënë për “Zërin” drejtori i Zyrës për Informim, Veton Dula./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.