UBT

Kushtetuesja e sfiduar nga Amnistia

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjykata Kushtetuese do ta ketë të vështirë të japë vlerësim mbi kushtetutshmërinë e Ligjit për Amnisti. Kështu të paktën konsiderojnë ekspert të çështjeve juridike, të cilët kanë qenë në rrjedha që nga hartimi i ligjit e deri te përfundimi i tij në Kushtetuese. Këtë bindje ata e mbështesin mbi dy argumente.

Së pari në atë se substanca e ligjit nuk është në harmoni me Kushtetutën dhe së dyti mbi bazën e asaj se Gjykata Kushtetuese nuk do të mund të bëhet shkaktare e bllokimit të një marrëveshje e cila është mbështetur jo vetëm nga shumica parlamentare por edhe nga BE-ja dhe SHBA-të.

Mobi Casa

Një nga ekspertët kushtetues e ka paragjykuar daljen nga situata në të cilën është vendosur Gjykata Kushtetuese, vetëm me hedhjen poshtë të lëndës për shqyrtim. “Duke i parë rrethanat, kam bindjen se Kushtetuesja më së lehti do ta ketë që ta refuzojë lëndën, duke e shpallur atë si të proceduar jashtë afatit”, ka thënë ai, pa dashur t’i përmendet emri për sa kohë që Ligji është në Kushtetuese.(Tribuna)