ARKATANA

Kushtetuesja “bllokon” Kuvendin – Abdixhiku: Masë tjetër, padituria kushton – Ja ku na solli popullizmi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme, e cila ndalon çdo veprim të mëtejmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pas ankesës së dorëzuar nga Lista Serbe.

Ai e ka quajtur situatën të papranueshme, duke thënë se vendi po mbahet peng për shkak të një pozite të parëndësishme partiake.

“Masa tjetër, bllokadë tjetër. Padituria kushton. Ja ku na ka sjellë popullizmi – një shtet i tërë i bllokuar për një pozitë të parëndësishme në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në reagimin e tij.

Gjykata Kushtetuese, përmes një vendimi të bërë publik më 5 shtator 2025, ka urdhëruar që masa e përkohshme të hyjë në fuqi menjëherë dhe të zgjasë deri më 30 shtator 2025. Kjo do të thotë se për së paku 30 ditë të tjera Kuvendi i Kosovës do të mbetet i paralizuar, pa mundësi për mbledhje, vendimmarrje apo miratim ligjesh.

Abdixhiku kritikoi ashpër bllokimin institucional, duke thënë se nuk ka të bëjë me mbrojtje të interesave shtetërore, por me përpjekje për përfitime elektorale.

Uji Dea

“Tridhjetë ditë të tjera të humbura – minimalisht. Pa institucione funksionale, pa ligje që bëhen, pa projekte që ecin. Si po humbka Serbia kështu? Ne të bllokuar për një nënkryetar të parëndësishëm, e ata humbës disi?!”, u shpreh ai.

Abdixhiku tha se “ ta kesh gojën plot Serbi është e lehtë, por të punosh për Kosovën është e vështirë për ata që kanë për synim vetëm karrigen”.

Ai theksoi se LDK ka mbajtur një qëndrim shtetformues dhe kushtetues që nga fillimi i kësaj krize politike.

“LDK është e saktë sepse e kupton shtetin. Çdo pozicion i ynë ka pasur kuptim shtetar. Përballja me popullizmin nuk është e lehtë, por mbetet e paalternativë. Besimi ynë në Republikë e demokraci do të na udhëheqë,” deklaroi kryetari i LDK-së.

Në fund të reagimit të tij, Abdixhiku shprehu bindjen se “koha e shkatërruesve të shtetit duhet të mbarojë” – dhe se kjo kohë “po mbaron”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.