ARKATANA

Kusht për punë – të bëhesh spiun

/ 2 minuta lexim
HW

N’ fund të viteve të tetëdhjeta – Kurrë kiametet s’ mu ndanë nga jeta ! Prej mundimit e n’ mundim – Kund për mua s’u gjet punësim !

Shkollë me shkollë , unë konkurrova –
Por , askund s’ mund u punësova ?!
Çdo ditë , jeta bëhej ma e rëndë –
Pesë fëmijë donin bukë me ngrënë !

Pesë fëmijë shkonin n’ shkollë fillore –
Donin libra e fletore !
Pesë fëmijë donin veshje e mbathje –
Duhej futur n’ borxh pa dashje !…

M’ thoshin ca drejtorë :”Ty për arsimtar ,
Pa thanë Kryeudbashi – nuk guxojmë me t’ marrë !
Shko një ditë në zyre , me te bisedo –
Ndoshta ka mëshirë dhe n’ punë të lejo !”

Dhe një ditë , unë shkova te ai Kryeudbash –
Që kishte ngritë kryet mu sikurse dash !
Unë , u detyrova t’ shkoj t’i kërkoj punë –
Ai , mua m’ kërkonte t’i bëhem spiun !

“N’ daç me ta dhanë vizën , t’ punosh profesor –
Ti , je i dobishëm sa katër inspektor !
Roli i parë : Prej teje , profesorët nuk drojnë –
Ti , na kallëzo neve , çka po planifikojnë ?!

Uji Dea

Roli i dytë : Prej teje , nxënësit nuk frikësojnë –
Ti , na kallëzo neve , çka planifikojnë ?!
Roli i tretë : N’ hotele , ti këngë po këndon –
Prej teje nuk ruhen , se ti po i vëzhgon ?!

Roli i katërt : N’ dasma , ti kahmos këndon –
Askush nuk të ruhet , se çka bisedon !
Për të gjitha rolet , ne na raporton –
Përgjimet e tona , ti na i përforcon !”…

Shoku Kryeudbash , fort qenke mashtrua –
Për aftësitë e mia , fort paske gabua !
Unë , asgjë nuk di për këtë dynja –
Pos , një violine nga pak di me i ra !

Kryeudbashi u revoltua dhe u ngritë në këmbë :
“Uh, ty mos e lënesha pa ta q… atë nënë !
Ti , me qeto mend, der’ sa t’ jam gjallë unë –
Kurrë për jetë të jetës , nuk ke me gjet punë !”

Gjilan, më 09.11.2016. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.