ARKATANA

Kush po zbarkon qenë endacak në Viti?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kohët e fundit në komunën e Vitisë janë shënuar disa raste që persona të panjohur tani për tani për organet e rendit, e që nuk janë nga komuna jonë, të kenë sjellë qenë endacak nëpër disa fshatra, por edhe në qytetin e Vitisë thuhet në apelin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti.

Këta persona me kamionë, por edhe auto kombi, janë parë nga nxënësit dhe qytetarët duke e bërë një veprim të këtillë që është shqetësues për qytetarët dhe kërkon një mobilizim nga të gjithë që të parandalohet kjo dukuri.

Uji Dea

Andaj, apelojmë tek të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë, që në rast se hasin në veprim të kësaj natyre nga njerëz të pandërgjegjshëm, të cilët zbarkojnë qenë endacak nëpër lokacione të komunës sonë të identifikojnë ata dhe të lajmërojnë Drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Policinë e Kosovës në Viti.

Gjithashtu u bëhet thirrje edhe pronarëve të cilët kanë qenë shtëpiak, që ata t`i mbajnë lidhur dhe mos t`i lejojnë të shëtisin rrugëve, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Për të gjithë ata që kryejnë një veprim të tillë, do të merren masa ndëshkimore thuhet në apelin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.