Kush po i tret kujtimet

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Poezi nga Fehmi Qerimi

Eco Higjiena

Kujtimet sikur zbehen ndryshken e fiken
nga lotët shpërlahen thahen e shterojnë
si flluska sapuni ngrihen treten mes vetmisë
erërat vallëzojnë retë qiellin mbulojnë
dielli rri e fshihet pas rrasave mrizon
osteoporoza zhbiron poret i thërrmon
hapat më s’numërohen hija i shkelmon
çastet humbin hapin ritmin çrregullojnë
mbesin pa aritmetikë pa llogari e logjikë
në pluhurin e kohës gjurmët i kërkojmë.