FIDANISHTJA

Kush po e shkatërron shpellën e Gadimes

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Shpellën e Gadimes nuk e ka shkatërruar vetëm rezervuari i ujit që është ndërtuar mbi të. Sipas një raporti të grupit “Shpella po Shkatërrohet”, që ka siguruar Express, shkencëtarë që merren me shpellat (speleologët) kanë vërtetuar se atë e kanë shkatërruar edhe reflektorët e instaluar brenda, numri i madh i vizitorëve si dhe mungesa e kujdesit për të. Raporti për pak javë do t’i dorëzohet secilit deputet të Kuvendit të Kosovës.

Shpellën e Gadimës nuk po e shkatërron vetëm rezervuari i ujit që po ndërtohet mbi të. Atë po e shkatërrojnë edhe vizitat e shumta që i bëhen si dhe moskujdesi nga ata që kanë marrë rolin e kujdestarit për shpellën.

Ky është vlerësimi që ka dhënë speleologia sllovene Maja Zagmajster për anëtarët e grupit“Shpëto Shpellën”, që po duan me çdo kusht ta mbrojnë këtë pasuri të rrallë që ka Kosova.

Sipas raportit të cilin e ka siguruar Express, kjo shkencëtare që merret me studimin shpellave ka sugjeruar që në shpellë të merren masa të menjëhershme, sa nuk është bërë shumë vonë.

“Ndërtimi i çfarëdo rezervuari mbi apo rreth shpellës e dëmton atë dukshëm. Gjithashtu përdorimi i reflektorëve që lëshojnë nxehtësi ndihmon ne krijimin e myshqeve dhe intervenimi duhet të jetë sa me i menjëhershëm. Përndryshe, pasojat nëse janë tani të mëdha në të ardhmen veç do të rriten”, thuhet në raportin që Zagmajster e ka bërë për shpellën, të cilin e ka siguruar Express.

E përveç kësaj, sipas Zagmajster deri tek shkatërrimi i shpellës ndikon edhe numri i vizitorëve.

“Mbajtja aktiviteteve kulturore…madje edhe hapja për numër shumë të madh të vizitorëve mund të jetë e dëmshme rrezikojnë shumë shpellën”, ka thënë ajo në këtë raport.

Po të njëjtat fjalë, grupi i të rinjve që kanë hap një faqe në Facebook me idenë e vetme që të mundohen e të ndikojnë në opinion për gjendjen e shpellës i ka marrë edhe nga institutit për hulumtime shkencore INKOS.

KD-viti

Duke vlerësuar se faktet që ka dhënë një shkencëtare që merret ekskluzivisht me shpellat janë mjaft shqetësuese, grupi “Shpëto Shpellën” thotë se përveç Ministrisë së Ambientit, raportin e detajuar do ta dorëzojnë shpejt edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Këtë raport të detajuar mbi gjendjen e mjerueshme të shpellës dhe faktet e ekspertëve, gjatë kësaj jave do t’i kenë në dorë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Erina Rrahmani njëra prej anëtareve të këtij grupi për Express.

I gjithë ky shqetësim i këtyre të rinjve ka nisur qysh nga gushti i vitit të kaluar kur Komuna e Lipjanit ka lejuar që mbi këtë shpellë të ndërtohet një rezervuar uji. Si pasojë betonizimi i rezervuarit lart dhe dheu që është grumbulluar përreth tij ka bllokuar hyrjen e ujit që binte pikë- pikë në shpellë. Mungesa e këtij uji ka shkaktuar mykun tek aragonitet, që nga ngjyra e bardhë kanë filluar e po nxihen.

E njëjta gjë ndodhi edhe me pjesën që quhej Oda e Lotëve. Të tillë e ka marrë emrin për shkak të pikave që binin vazhdimisht. Por gjendja aty nuk është më e njëjtë. Edhe lotët aty, janë tharë plotësisht.

Kohën kur shpella nisi të thahet, zyrtarët e Komunës së Lipjanit përgjigjen pas ndërtimit të rezervuarit që ka shkaktuar mykjen dhe tharjen e akujve të shpellës nuk duhet kërkuar tek ata.

Sipas tyre, prej që është ndërtuar rezervuari, përgjegjësinë duhet kërkuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ndërkohë në këtë dikaster qeveritar patën thënë se për ndërtimin e këtij rezervuari, ata kanë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të shpellës.

Lejen për ndërtimin e këtij rezervuari zyrtarë të këtij institucioni tregojnë se e kanë dhënë, pasi janë siguruar shkencërisht se shpella nuk do të pësojë ndonjë dëmtim. E hulumtimet në lidhje janë bërë nga një kompani, drejtuesit e së cilës tregojnë se shkencërisht gjithçka është në rregull dhe dëmtimet eventuale brenda në shpellë nuk janë pasojë e rezervuarit.(express)