RCCOLA

Kush po e pengon transformimin e FSK-së në Ushtri?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur është në dorë të partive opozitare, por edhe të Listës Serbe. Mos mbajtja e seancave të rregullat të Kuvendit, por edhe mos pajtimi me Listën Serbe, po e zvarrit këtë proces.

Që nga 17 shtatori Kuvendi nuk ka mbajtur asnjë seancë ‘normale’, kjo për shkak se opozita ka pamundësuar një gjë të tillë në kundërshtim të Asociacionit dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

RCCOLA

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur më 20 korrik kishte rekomanduar për seancë plenare amendamentin 35 që plotëson dhe ndryshon nenin 126 të Kushtetutës për Transformimin e Forcave të Armatosura. Kurse Qeveria në maj kishte proceduar për në Kuvend këtë amendament. /Tribuna Channel/