Eko Higjiena

Kush po e kërcënon me “plumb në kokë” rektori Zejnullahu

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu është kërcënuar me jetë. Këto kërcënime janë bërë nga një person i thirrur si veteranë i UÇK-së, në rrjetin social “Facebook”.”Mendoj se rektori ka nevojë për një plumb në kokë, jam veteranë i UÇK-së”, është shënimi nga Mentor Tori Gashi, i cili ka komentuar në profilin e shoqatave të dala nga lufta në Facebook.

Pas kësaj thirrje për t’i dhënë “plumb në kokë”, rektorit, ka pasuar po ashtu një koment tjetër që po ashtu e aprovon thirrjen e këtij Mentor Gashit dhe po ashtu thotë se “rektori kërkon plumb në kokë”.

Por, kërcënimi i dytë është bërë në rrjetin social “Facebook” në profilin “Me rektorin”.

UBT

Në fjalimin e tij të enjten para Rektoratit, u.d.kryetari i OVL-së, Smajl Elezaj, ka thënë se “ky vend nuk do të ketë rehati e as siguri, derisa të gjithë studentët që janë fëmijë të dëshmorëve, invalidë, veteranë, fëmijë të viktimave civile, fëmijë të invalidëve dhe veteranëve, të vijojnë studimet barabartë sikur studentët e tjerë”.

Ndërsa komentet në “Facebook”, janë bërë në ditën e protestës të enjten.

Burime të “Zëri-t”, brenda Rektoratit të UP-së kanë konfirmuar sot për gazetën se Policia e Kosovës është informuar lidhur me këto kërcënime dhe se do të merren masat e nevojshme për të mbrojt rektorin Zejnullahu. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.