RCCOLA

Kush po e akuzon Avdyl Aliun se po e bllokon rrugën për nevoja të kompanisë së tij

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Qytetarët e lagjes “Banesat e Fitores te Tregu i Gjelbërt”, janë në hall të madh me bartësin e Listës për Asamble të LDK-së në Gjilan, zotëri Avdyl Aliun.

Shumë qytetar të lagjes “Banesat e Fitores te Tregu i Gjelbërt”, po shprehin shqetësime të mëdha në lidhje me bllokimin e njërës nga rrugët kryesore të qytetit për motive ndërtimi nga bartësi i Listës për Asamble të LDK-së në Gjilan, njëkohësisht ndërtimtar i njohur i qytetit zotëri Avdyl Aliu nga kompania “Agrohermes”.

UBT

Banorët shprehin indinjate ndaj biznesmenit Aliut, i cili çdo 3 apo 4 ditë, bllokon rrugën kryesore, për të betonizuar katet e ndërtesave të kompanisë ku ai është pronar. Qytetarët dhe banorët e lagjes ankohen se me këto veprime po cenohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe po dëmtohen shumë biznese të zonës.
Ata bëjnë thirrje që Kryetari i Komunës dhe institucionet tjera përgjegjëse të marrin masa që këto veprime të pahijshme të biznesmenit Aliu të mos përsëriten më!/rajonipress/