Kush nuk dëshiron ta sheh Shqipërinë në ‘Euro 2016’?!
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, edhe një herë i ka hedhur poshtë spekulimet për montimin e ndeshjes kundër Armenisë.
Pas fitores që ia siguroi Shqipërisë pjesëmarrjen në ‘Euro 2016’ pati zëra se rezultati ishte i montuar.
“Ato janë pohime të atyre që nuk duan ta shohin Shqipërinë në garën evropiane”, ka deklaruar Duka përAnadolu Agency.
“Shkojmë tutje, shkojmë në Francë. I injorojmë gjërat e tilla dhe na vjen keq se nuk u bëjnë mirë as atyre që i imagjinojnë”, ka shtuar ai.


