Uji Dea

Kush mund t’i zëvendësojë tre të lënduarit që ishin ftuar nga Giresse te Kosova

/ 3 minuta lexim

Sot Alain Giresse do të dal para mediave për të folur për listën dhe dy ndeshjet e radhës me Irlandën e Veriut dhe Qipron.

Dardanët do të zhvillojnë takimin e parë në udhëtim te Irlanda e Veriut më 24 shtator derisa atë të kthimit ndaj Qipros tri ditë më vonë në Prishtinë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ditë më parë publikoi listën me 26 futbollistë të ftuar për këto dy ndeshje.

Por fundjava që sapo lamë pas nuk ka qenë aspak pozitive për tre futbollistë të Kosovës, pasi Mërgim Vojvoda, Leart Paqarada dhe Shkëlqim Vladi kanë pësuar lëndime dhe nuk do t’i bashkohen Dardanëve.

“Leart Paqarada, Mërgim Vojvoda dhe Shkëlqim Vladi kanë pësuar lëndime dhe nuk do të jenë në gjendje të grumbullohen për dy ndeshjet e muajit shtator. Kanë qenë 26 futbollistë të ftuar dhe tani janë 23, ka mundësi që zëvendësohen. Trajneri Alain Giresse e ka në dorë këtë dhe gjithçka do të zbuloj (sot) në konferencën për shtyp”, ka thënë Muharrem Sahiti për Telegrafin.

Tashmë ka shumë pyetje në mesin e tifozëve të Kosovës. Ndërsa ajo më e shpeshta është se kush do t’i zëvendësojë emrat e lartpërmendur.

Bëhet fjalë për një mbrojtës të djathtë, një të majtë dhe një sulmues.

Sa i përket mbrojtjes më i vlerësuari që të bashkohet me Kosovën është anësori i djathtë i Ballkanit, Armend Thaqi.

Eco Higjiena

Ky i fundit po zhvillon një edicion fantastik me skuadrën e tij, si në kampionat, po ashtu edhe në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Thaqi ka qenë edhe më parë i ftuar te Kosova në disa grumbullime.

Sa i përket mbrojtësit të majtë aty është Fidan Aliti, ndërsa përparësi është se Florent Hadërgjonaj mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, sikurse dhe Donat Rudhani që ka treguar paraqitje të mirë anën e majtë.

Për pozitën e mbrojtësit të majtë mund të mos ftohet asnjë lojtar, pasi ka alternativa.

Në sulm janë disa emra që mund të afrohen, si Astrit Selmani i Hapoel ber Sheva dhe Albion Rrahmani i Ballkanit.

Të dy sulmuesit po kalojnë formë të mirë dhe kanë shënuar edhe në garat ndërkombëtare.

Emar që mund të ftohet janë edhe Emir Sahiti që luan rregullisht te Hajduk Split dhe Jetmir Topalli që është startues te Istanbulspor.

Mbetet të shihet se si do të vendos Giresse dhe a do të konfirmojë ftesën për ndonjërin nga lojtarët në konferencën e sotme për shtyp. /Telegrafi/