Fundamenti

Kush kërkon auditim të financave të partive?

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, të hënën do e shqyrtoj kërkesën e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financa Publike për auditimin e raporteve financiare dhe raportit të deklarimit financiar të fushatës të cilat dorëzohen nga subjektet politike në KQZ, për vitet 2013 dhe 2014.

Derisa raportet e dorëzuara në KQZ përmbajnë vlerat e parave që secili subjekt i ka shfrytëzuar për t’i bindur qytetarët për t’ua dhënë votën, raportet e financave asnjëherë nuk janë bërë transparente si duhet.

Uji Dea

Gazeta Tribuna raporton se subjektet politike zakonisht deklarohen se financat i sigurojnë nga anëtarësia dhe bizneset por asnjëherë nuk i bëjnë publik se kush janë biznesmenët që u qëndrojnë pas.

Komisionit për Mbikëqyrjen e Financa Publike, sipas Rregullores së Punës së Kuvendit udhëhiqet nga opozita. Në këtë legjislaturë në krye të këtij komisioni është Besnik Bislimi nga Lëvizja Vetëvendosje. / Gazeta Tribuna/