Uji Dea

Kush ka përfituar 20 vite nga kontrabanda në veri të Kosovës?

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Analistët politik, duke e parë zvarritjen e gjatë të procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit në BE- konstatojnë se kjo histori po ndodh pikërisht për shkak të nivelit të madh të krimit dhe korrupsionit të instaluar në këto vende.

“Veriu i Kosovës nuk është më vetëm një zonë kontestimi por edhe baza më fitimprurëse e kontrabandimit të mallrave dhe parave,për elitat në Prishtinë dhe Beograd.

Kjo veprimtari kriminale bëhet nga politika, pasi që edhe andej edhe këndej kufirit, për këtë krim të organizuar nuk vepron ligji, sepse ligji është në shërbim të politikës”, tha analisti Gani Qarri për “Kosova Sot Online”

Analistët politik, duke e parë zvarritjen e gjatë të procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit në BE- konstatojnë se kjo histori po ndodh pikërisht për shkak të nivelit të madh të krimit dhe korrupsionit të instaluar në këto vende.

Sipas analistit Gani Qarri, shembull më i freskët i kësaj situate është argumentimi dhe raportimi nga një medium prestigjioz amerikan e i cili ka shkruar vetëm për një segment të këtij krimi, atë që zhvillohet ne veriun e Kosovës në mes të elitave politike serbe dhe kosovare- shqiptare.

UBT

“Siç është tanimë botërisht e ditur,BE u hap dyert e integrimit atyre vendeve të Ballkanit, të cilat jo vetëm përshtatin dhe shkruajnë në letër rregullat më të mira të veprimit por vërtetë edhe vendosin rendin e ligjin, jetësojnë praktikat e Bashkimit Evropian dhe orientojnë vendet e tyre drejt integrimit. Fatkeqësisht, që nga paslufta e këtej, është vërejtur publikisht se Veriu i Kosovës, nuk është as nuk ka qenë asnjëherë,vetëm pikë-takim për tensione por edhe zona për përfitimet më të mëdha me kontrabandë të vetë pushtetarëve të të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë. Ndaj me shumë të drejtë dhe arsye, mediumi prestigjioz amerikan “Foreign Policy”, akuzon drejtpërsëdrejti pushtetmbajtësit e kriminalizuar kosovar, duke shkruar hapur se edhe vet politikanët nga Prishtina marrin një pjesë të fitimit nga kontrabanda në veri”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Gani Qarri, “veriu i Kosovës nuk është më vetëm një zonë kontestimi por edhe baza më fitimprurëse e kontrabandimit të mallrave dhe parave,për elitat në Prishtinë dhe Beograd”.

Qarri e thotë se “kjo veprimtari kriminale bëhet nga politika pasi që edhe andej edhe këndej kufirit, për këtë krim të organizuar nuk vepron ligj, sepse ligji është në shërbim të politikës”.
..

“Kjo vërteton edhe një herë më tepër se i tërë rrjeti i krimit të organizuar në Veri dhe në tërë territorin e Kosovës, është në duart e pista të pushtetarëve të inkriminuar dhe të nëntokës kriminale, para të cilëve, tash e 20 vite po i mbyll sytë ” me shumë sukses” edhe prokuroria e kapur e vendit, por që realisht kulmi i mos veprimit të ka arritur sidomos në këto 11 vitet e pas pavarësisë, kur do të duhej dëshmuar më së tepërmi veprimi në interes të shtetit dhe të së drejtës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.