RCCOLA

Kush janë tre shqiptarët e guximshëm që shpëtuan gratë e sulmuara në Gjenevë?!

/ 4 minuta lexim

Pas sulmeve tronditëse ndaj disa grave në Gjenevë, policia zvicerane arrestoi disa të dyshuar. Falë deklaratave të viktimave, ngjarjet tani kanë mundur të rindërtohen saktësisht.

Gratë nuk kishin asnjë mundësi për tu mbrojtur kundër sulmit të keq të banditëve. Vetëm tre kosovarë të guximshëm kanë arritur t`i dëbojnë sulmuesit. Gjatë këtij sulmi, të plagosura mbetën pesë femra të plagosura. Njëra nga to ka mbetur e shtrirë në dysheme pa vetëdije. Një shoqe e saj e ndriçon në sy me dritën e telefonit të saj – por ajo nuk reagon. Vetëm disa ditë më vonë, ajo ka arritur të zgjohet nga koma. Edhe sot e kësaj dite, viktima nuk mund të shkojë në punë, për shkak të pasojave të asaj që i ka ndodhur. Bile nuk i kujtohet edhe incidenti, shkruan “Tribune de Genève”, përcjell Albinfo.ch.

Më në fund, mëngjesin e së hënës u aktivizuan edhe prangat: Policia franceze arrestoi tre persona të dyshuar që ishin përfshirë në sulmin në Gjenevë. Tani, prokurorja publike e Annecy thotë: Të dyshuarit duhet të jenë një grup prej të paktën gjashtë personash.

Të tre të dyshuarit më në fund u paraqitën para gjykatësit hetues. Ata pranuan se natën e kobshme kishin qenë në vendngjarje, por mohuan ndonjë përfshirje. Të gjithë shtetas francezë dhe midis moshës 20 dhe 25 vjeç. Tre të rinjtë janë nga rajoni i Thonon-les-Bains dhe të gjithë tashmë janë të njohur për delikte të ndryshme.
Pothuajse një muaj e gjysmë pas sulmit, tani janë zbardhur detajet e natës horror të Gjenevës. Gazeta “Tribune de Genève” ka inskenuar ngjarjet e asaj nate në bazë të dëshmive të grave dhënë policisë. Kjo tregon gjithë pamëshirshmërinë me të cilën sulmuesit kanë vepruar mbi viktimat e tyre.

Disponimi ishte i mrekullueshëm asaj nate, kur katër gratë shkojnë në klubin Le Petit Palace në zemër të Gjenevës. Ishte pas orës 03.00 të mëngjesit kur njërës prej tyre i afrohet një i huja dhe ftohet për një pije. Gruaja e re e mban mend mirë këtë person, sepse krahun e kishte vënë mbi banak.
Megjithatë, ajo e refuzon ofertën e njeriut dhe kthehet në sipërfaqen e vallëzimit me shoqet e saj. Aty, gjithashtu, një grua tjetër nga grupi ftohet nga një person tjetër. Më vonë, ai është përshkruar si i hollë dhe me flokë të zinj, transmeton më tej Albinfo.ch. Përveç kësaj, asaj mbrëmje në diskotekë ai kishte veshur një këmishë të verdhë me kafkë dhe kryqëzime mbi të.

Fundamenti

Për grupin, mbrëmja përfundon pak më vonë në Le Petit Palace. Gratë e lëshojnë lokalin në mes orës 04.00-05.00 të mëngjesit dhe kanë dashur të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, kur atyre iu bashkua një grua tjetër e re që ishte e rrethuar me persona të panjohur dhe e slumuar fizikisht. Shoqet nuk kanë ngurruar dhe kanë dashur ta zgjidhin mosmarrëveshjen. Por papritur ata e gjejnë veten të involvuar në një grindje të egër.

Sipas deklaratave të grave dhënë policisë, ato papritmas sulmohen nga rreth pesë persona dhe rrihen me goditje e shqelma. Midis sulmuesve dyshohet se ka qenë edhe personi që e kishte vendosur krahun mbi banak.

Në fillim të kësaj jave, hetuesit kanë arritur t`i arrestojnë tre sulmuesit, gjë që ka shkaktuar lehtësim shpirtëror tek viktimat. Avokati i viktimave, Robert Assaël, është duke shpresuar se ndaj tyre do të shqiptohet ndonjë vendim i ashpër. “Ky është një sulm shumë i rëndë. Prandaj sulmuesit duhet të akuzohen për vrasje në tentativë”.

Kush janë tre shqiptarët e guximshëm që shpëtuan gratë e sulmuara në Gjenevë?!