Kush janë kandidatët e LDK-së nga Gjilani për pozitat e zëvendësministrave?
Gjilan – Dega e LDK-së në Gjilan është në hall të madh se kënd ta avancojë në pozitën e zëvendësministrit nga kjo degë. Sipas burimeve tona emrat më të përfolur për pozitat e reja në Qeverinë e Kosovës janë: Lirije Kajtazi, Naim Behluli, Ismajl Jonuzi, Nehat Ramadani, Valentina Bunjaku.
Dega e LDK-së në Gjilan pritet ta rrumbullakësojë këtë javë listën me emrat e rinj që do të dërgojë në Qeveri për pozitat e zëvendësministrave dhe të pozitave tjera të rëndësishme në Qeverinë e Kosovës, raporton rajonipress.
Ndonëse jo publikisht kjo degë shpresat i ka tek ndikimi i Lutfi Hazirit që mund të ketë tek Isa Mustafa për të kaluar dhe rehatuar kuadrot e propozuara nga Gjilani.
Merret vesh jo zyrtarisht se emrat që më së shumti po qarkullojnë dhe që kanë shpresa për tu avancuar në pozitat e zëvendësministrave janë: Lirije kajtzi, Ismajl Jonuzi, Naim Behluli, Valentina Bunjaku e Nehat Ramadani.
Zyrtarët e LDK-së as nuk i kanë pohuar e as nuk i kanë mohuar këta emra, por ajo që është e sigurt dihet fakti se militantët dhe aktivistët e devotshëm të LDK-së pritet të rehatohen dhe të sistemohen në qeverisjen Mustafa./rajonipress/


