Fundamenti

Kush janë 10 këshilltarët më pasiv në Asamblenë e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – OJQ “Anamorava” ka evidentuar 10 këshilltarët më pasivë të cilët nuk flasin në seancat e kuvendit e ata janë : Enver Hajrullahu (PDK), Tefik Maksuti (PSD), Arzie Nuhiu (PDK), Gjyzide Ismajli (PDK), Mimoza Kadriu (AAK), Drita Ismajli (AAK), Shpresa Hajdari (LDK), Mimoza Shkodra(AKR) dhe Shpresa Jahiri(LDK).

Isa Shefkiu nga OJQ “Anamorava” tha për rajonipress se nga raporti i monitorimit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, (janar-qershor 2012), janë vërejtur edhe angazhimet, kontributet , por edhe heshtjet e këshilltarëve komunal.

Shefkiu tha se raporti ka evidentuar një grup prej dhjetë kuvendarëve nga përbërja e të gjitha subjekteve të përfaqësuara në Kuvend, të cilët në periudhën raportuese fare nuk janë angazhuar në seancat e Kuvendit.
Në këtë 10 numërsh hynë kuvendarët: Enver Hajrullahu (PDK), Tefik Maksuti (PSD), Arzie Nuhiu (PDK), Gjyzide Ismajli (PDK), Mimoza Kadriu (AAK), Drita Ismajli (AAK), Shpresa Hajdari (LDK), Mimoza Shkodra(AKR) dhe Shpresa Jahiri(LDK).

Raporti megjithatë ka dalluar përfaqësuesit e opozitës duke marrë parasysh rolin e saj në kuvend e cila paraqitet si korrigjues i punës të pozitës, mirëpo ka hapësirë edhe për një angazhim më të madh të kuvendarëve si të pozitës ashtu edhe të opozitës tha Shefkiu.

Gjithnjë sipas raportit edhe për diskutime, dhe inicimin e çështjeve, parashtrimin e pyetjeve dhe kërkesave në seancat e Kuvendit, prijnë kuvendarët e LDK-së.

UBT

Më i angazhuari në përbërjen aktuale të Kuvendit të Komunës është Kryetari i Grupit të Këshilltarëve te LDK-së, Arben Mehmeti. Kuvendaret tjerë nga ky grup, të cilët dallohen në seancat e kuvendit me diskutimet e tyre janë: Sadudin Berisha, Bahrije Veseli, Ramiz Ramadani dhe Rashit Sahiti.

Nga Grupi i Këshilltarëve të AAK, me angazhimin e tij në seancat e Kuvendit të Komunës dallohet Sokol Haziri. Nga ai i AKR, vazhdimisht me diskutime të tij në seancat e Kuvendit dallohet Arben Maliqi. Nga GK i PDK me angazhimin e tyre në seancat e kuvendit dallohen : Elisah Ymeri, Sabedin Kadriu, Ejup Haziri, Tahir Arifi dhe Florina Zymberi.

Në përbërjen aktuale të Kuvendit të Komunës gjinia femërore është e përfaqësuar me katërmbëdhjetë anëtare, angazhimi i të cilave nuk është i kënaqshëm. Kuvendaret hezitojnë të marrin pjesë në trajtimin e çështjeve të ndryshme në seancat e Kuvendit të Komunës.

Përndryshe, ajo që ka ra në sy, është edhe fakti që edhe pse punimet e Kuvendit të Komunës së Gjilanit kanë qenë të hapura për pjesëmarrje të qytetarëve, në këto mbledhje të kuvendit të komunës si dhe të komiteteve, qytetarët deri me tani nuk kanë treguar ndonjë interesim për të përcjellë në mënyrë aktive punën e kuvendarëve thuhet në raport.

Shefkiu tha se do të vazhdojnë të përcjellin dhe monitorojnë punën e asambleistëve edhe në të ardhmen./rajonipress/