Hidromorava

Kush ishte djaloshi 13 vjeçar me 17 shkurt 2008, me flamur të Kosovës në qytetin e Gjilanit?

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Dita e 17 shkurtit 2008, për popullin e Kosovës është një ditë e rilindjes dhe identitetit të popullit të Kosovës duke e shpallur Pavarësinë e shtetit të Kosovës. Kjo datë historike për shumë gjenerata me shekuj do të jetë një ditë feste, pasiqë u lind një shtet i ri me emrin Republika e Kosovës. Në këtë ditë të acartë, por të lumtur me mijëra njerëz kishin mbushur çdo cep të qytetit për të festuar ditëm madhështore të Republikës së Kosovës. Njëri ndër ta, ishte edhe djaloshi 13 vjeçar Visar Beqiri, i cili që nga orët e hershme të mëngjesit me flamur të Republikës së Kosovës kishte dalur nëpër rrugët e qytetit për të festuar.

Për çudi askujt nuk i bënte përshtypja se ai po mbante flamurin e shtetit të Kosovës ,të gjithë po mendonin se ishte i Bashkimit Europian, por Visari edhe pse kishte vetëm 13 pranvera e dinte se në duart e njoma të tij po mbante flamurin më të ri të një shteti në botë.

Eco Higjiena

Sot pas 15 vitesh të shpalljes së Pavarësisë Visari tregon storjen e tij. “Një natë më parë një familjar e solli flamurin e shtetit të Kosovës në shtëpinë tonë, ishim të emocionuar skajshmërisht, prindërit e mi dhe disa anëtar të familjes filluan të qanin nga gëzimi. Flamurin e kam marrë dhe tërë natën e kam mbajtur nën kokë dhe të nesërmen në ora 10 kam dalur në qytet me flamur duke e valvitur e kënduar me shumë qytetar. Askush nuk më ka pyetur për flamur, por edhe e mbajsha sekretin, dhe të gjithë mendonin se është ndonjë flamur i Bashkimit Europian. Ishte një ditë shumë e ftoft por një ditë që nuk harrohet, për jetë jam shumë krenar që e valvita flamurin e shtetit të Kosovës, unë lirisht mund të them që jam personi i parë që e kisha flamurin e shtetit të Kosovës dhe për këtë jam shumë krenar, ndërsa familjari i cili e solli flamurin tani ka ndërruar jetë ku nga zemra i falënderohem që më bëri pjesë të historisë”, rrëfen Visar Beqiri sot 28 vjeçar, i cili me profesion është fotoreporter./rajonipress/