RCCOLA

Kush ishin këpucëtarët e parë në Gjilan e Anamoravë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Në bazë të literaturës në fillim të shekullit XX në Gjilan kishte 12 dyqane të këpucëtarëve, 7 nga të cilat thuhej se punonin dobët.

Mes dy luftërave botërore, zeja e këpucëtarëve fillon të vështirësohet, me fillimin e importimit të këpucëve të firmës “bata”, nga Çekosllovakia dhe vende të tjera.

Në rrethin e Gjilanit janë regjistruar këta këpucëtar: Sylejman Hetemi, Ramadan Hajdini, Hasan Latifi nga Kufca, Abdullah Hetemi dhe Aliriza Mehmeti nga viti 1941.

Mobi Casa

Pjesa më e madhe e këpucëtarëve, punëtorit e tyre i kishin në qendrën zejtare nën xhaminë e madhe.

Dyqanet aty i kishin: Kapplan Ymeri, Rexhep Agushi, Osman Hyseni, Musli Ymeri, Mehmet Sylejmani, Abdyrrahman Shaqiri, dhe Bllagoje Jevremoviq.

Pastaj në rrugën “Adem Jashari” dyqanet e tyre i kishin: Rizah Mehmeti, Hasan Sherifi, Ali Rexhepi, Hasan Bunjaku, Jusuf Sylejmani, Mira Gjokiq dhe Stojan Kataniq thuhet në librin e historianit Alirizxa Selmani:”Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”./rajonipress/