Hidromorava

Kush i hëngër petullat e Velijajt?

/ 4 minuta lexim

Nga Milaim Shefkiu- Nazim Bllaca, një protagonist i vetëshpallur kriminel, i cili u bë njëfarë pseudo-heroi i tre vjetëve të kaluara, duke dhënë deklarata që morën dhenë, me frazat “antologjike” për vrasje e plagosje, do të duket se shumë shpejt do ta humbë aktualitetin

Nazimi i Ribarit të Madh do të bjerë nga liga, sepse në skenë, siç duket, do të dalin disa lojtarë të tjerë, profesionalë, që posedojnë informata të rëndësishme për përfshirjen e shumë zyrtarëve në krim të organizuar e në korrupsion.

Natyrisht në sektorin e vrasjeve dhe plagosjeve, Bllaca është kampion sepse edhe vetë është përfshirë në këto aksione, ndërsa sa i përket përfshirjes se zyrtarëve në mikserin e parave, Blalca duket se do të dalë amator.

Bllacës do t’i bëjë konkurrencë një vajze me shtetësi gjermane, që flet shqip dhe nuk dihet nëse është gjermane apo boshnjake. Natali Velija dy ditë më parë pranoi se i ka marrë 1.4 milion euro nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, por tha se të gjitha partë ua ka dhënë zyrtarëve kosovarë. Ajo tha se nëse e sigurojnë fizikisht, është e gatshme që t’i japë emrat e të gjitha atyre zyrtarëve kosovarë që i kanë “ngrënë petullat”.

Nëse Velijaj jep dëshmi se në këtë linje të matrapazisë janë të përfshirë edhe zyrtarët e lartë, besoj se Nazim Ballaca mund të ndihet xheloz. Kjo për faktin se në listën e dyshuarve do të jenë disa zyrtarë, sepse edhe Velija thotë se “dua t’ua jap emrat”. Pra emrat nuk janë një, por dy e më shumë.

Deklarata e gjermanes Natali në gjykatë, se paratë i ka marrë, por ua ka dhënë mitëmarrësve, ngjallë disa dyshime. Pyetja e parë që do ta bënte çdo njeri është, se kush ia qiti në konto paratë asaj, që nuk është personi i determinuar i kompanisë për prodhimin e pasaportave?. Nga cila llogari shkuan dhe kush e dha autorizimin? Pse nuk janë respektuar rregullat e Prokurimit Publik?

Mobi Casa

Të gjitha këto pyetje lënë një varg dilemash se dikush i “madh” është i përfshirë në skandalin e pasaportave biometrike. Zaten që nga fillimi procesi për pasaportat biometrike dhe ai për targat e automjeteve u nisen mbrapshtë. U shpall tenderi, u anulua, u rishpall, u anulua sërish, dhe në fund u “gjet” Natali si solucion për zgjidhjet e problemit.

Skandali me pasaporta nuk është i vetmi në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kjo ministri është përfshirë në shumë skandale, duke filluar nga vjedhja në Dhomën e Dëshmive, Vjedhja e Arit, Skandali me municion, dhe tash ia vuri kapakun skandali me pasaporta dhe arrestimi i Natali Velijajt.

Është interesant se në gjithë këtë zallamahi, ministri i Rendit, Bjaram Rexhepi ndihet aq komod, madje dje në Kuvendin e Kosovës tha se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, të paktën jo derisa të luftojë deri në fund korrupsionin. Kjo deklaratë sikurse ajo e Bllacës për “vrasje e plagesa” duhet të hyjë në frazat antologjike të dekadës së fundit. Qysh do ta me luftojë Bajram Rexhepi korrupsionin, kur njerëzit brenda dikasterit të tij i ka të korruptuar”. “Vdekje fashizmit, fashistin mbrapa shpinës”.

Madje kur gazeta “Zëri” raportoi për skandalet brenda MPB-së, kjo u pa si tendencioze dhe si fushatë kundër Ministrisë së Rendit. Por, kur u vërtetua se 1.4 milion euro shkuan huq, atëherë të gjithë i futën veshët në lësh, sikurse nuk ndodhi asgjë. “Nderi i secilit në vend të vetë”, kështu ka thënë Ismail Qemali para një shekulli. Kjo sintagmë duhet të vlejë edhe për politikanët, profesorët, gazetarët dhe për të gjithë ata “që sillen rreth hiçit”.

Një fjalë e urtë popullore thotë se “rrushi duke parë rrushin piqet”. Nëse është kjo e vërtetë, atëherë duhet parë se si në SHBA një gjeneral ushtrie dha dorëheqje për çështje të “ushkurit”. Ndërsa në Gjermani, po ashtu një ministër ka dhënë dorëheqje vetëm pse është vërtetuar se një bankë i ka dhënë kamatën më ulët sesa të tjerëve.

Ndërsa te ne kjo nuk vlen. Dorëheqja nuk është në agjendë pune. Këtë e ka vërtetuar edhe Atifete Jahjaga, presidentja e Kosovës.