RCCOLA

Kush është njeriu më i pasur i të gjitha kohëve?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në listën e 25 personave më të pasur të botës të të gjitha kohëve janë vetëm tre njerëz ende të gjallë: Gates, Buffet dhe Slimm

Njeriu më i pasur i të gjitha kohëve në botë nuk është as Gates as Rockfeller e as Rothschild, siç mund të mendohet. Ai ka qenë një mbret i një kohe të lashtë, më saktësisht Mansa Musa O., mbret i Malit, që ka jetuar në shekullin 14.

Pasuria e Mansa Musa I. që ka sunduar në periudhën 1312-1337, përkthyer në vlera të sotme, do të ishte 375 miliardë franga.

Ky vlerësim që është publikuar në blogun e financave “Celebrity Net Worth”, është bërë duke pasur parasysh inflacionin nëpër shekuj. Në këtë kuptim, 100 milionë dollarët e para 100 vitesh kanë vlerën e 2.3 miliardë dollarë.

Në listën e 25 personave më të pasur të botës të të gjitha kohëve janë vetëm tre njerëz ende të gjallë. Ata janë: themeluesi i Microsoft Bill Gates, Warren Buffet dhe meksikani Carlos Slimm.

Mobi Casa

Pasuria përrallore e mbretit Mansa Musa I., mund të shpjegohet me këtë rrëfim: Në rrugën për në vendin e shenjtë, në Mekë, ai kishte pasur me vete 60 mijë shoqërues gjegjësisht haxhilerë dhe 12 mijë skllevër.

Për të siguruar gjithë këtë përcjellje atij i ishte dashur të paguante numër shumë të madh shufrash ari. Në fakt, ai kishte ngarkuar 80 deve me nga 150 kilogramë ari.

Me këtë sasi ari ai kishte ndihmuar edhe të varfrit që i takonte rrugës për në mekë. Por, me këtë altruizëm të tij ai, pa dashur kishte shkaktuar inflacion në Egjipt. Për të sanuar inflacionin, ai gjatë kthimit për në Mali kishhte blerë një sasi të madhe të arit me çmime astronomike. Me këtë ai shpenzoi me të madhe edhe rezervat e veta të arit.

Në kohën e tij Mali ishte bërë qendër e madhe intelektuale e botës së atëhershme që tërhiqte studentë nga Evropa dhe Azia.