RCCOLA

Kush është lideri më i famshëm kosovar, sipas Google?

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Hashim Thaçi është emri më i kërkuar në internet, derisa i fundit llogaritet të jetë Isa Mustafa – njeriu i cili aktualisht mbanë postin më të fuqishëm institucional. Express sjell të dhënat e GoogleTrends për Janar 2009 – Prill 2015.

Makina e kërkimit, Google, përveç tjerash, jep të dhëna të sakta edhe për kërkimet që bëjnë njerëzit në internet për terma dhe emra të caktuara.

Gazeta Express ka kërkuar në GoogleTrends për emrat e liderëve politikë kosovarë dhe rezultatet janë mjaftë interesante.

Siç mund të merret me mend, Hashim Thaçi rezulton të jetë emri më i kërkuar prej janarit të vitit 2008 deri më sot.

Fundamenti

Pas tij vjen Ramush Haradinaj, Lideri i AAK-së, i pasuar nga Albin Kurti, ndërkaq pas Kurtit vjen Lideri i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj.

Befasia qëndron tek emri më pak i kërkuar në internet.

Ai është Isa Mustafa, Lideri i LDK-së, i cili aktualisht mbanë postin më të lartë institucional nga gjithë të përmendur në këtë kërkim në GoogleTrends.