United Hospital

Kush është Greg Delawie, ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Më 3 mars të këtij viti, Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama nominoi Greg Delawie Ambasador të ri në Kosovë. Nëse nominimi i tij aprovohet, atëherë Delawie do të filloj punën si ambasador, për herë të parë, pas një karriere të gjatë në politikën e jashtme amerikane.Siç shkruan në biografinë e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë amerikane Delawie është nga San Diego, ku babai i tij, Homeri, ishte një arkitekt i mirënjohur modernist. Delaeie studioi në Harvard, ku u diplomua për ekonomi në vitin 1980.

Në vitet e para të shërbimit të tij në Departamentin e Shtetit, ai shërbeu në Ankara të Turqisë, në Frankfurt të Gjermanisë; dhe po ashtu detyrat të tjera të tij përfshijnë zyrtar në Washington për Organizatën e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Ai po ashtu ka punuar në politikën e burimeve njerëzore dhe të sigurisë së aviacionit.

Prej vitit 1994 deri më 1996, Delaeie ka qenë zëvendësshef në Divizionin për Tregti dhe Punë Bilaterale në Zyrën e Byrosë për Çështje Ekonomike dhe të Biznesit. Më pas ai shkoi në ambasadën amerikane në Romë, në cilësinë e këshilltarit për ekonomi. Pas kësaj, Delawie u kthye në Washington ku punoi në Byronë e Burimeve Njerëzore dhe në qershor të vitit 2001 u emërua drejtor i zyrës për koordinimin e zyrës, post të cilin e mbajti deri në korrik të vitit 2003.

Delaeie në gusht të vitit 2004, shkoi jashtë shtetit, ku morri postin e zëvendës shefit të misionit në Zagreb të Kroacisë. Në gusht të vitit 2007 ai u kthye në SHBA dhe mori postin e drejtorit të Byrosë për Çështje Bilaterale të Tregtisë pranë Zyrës së Byrosë për Çështje Ekonomike dhe të Biznesit si dhe drejtori i Politikave të tregtisë dhe programeve. Ai gjithashtu promovoi marrëveshjen e tregtisë së lirë me Korenë e Jugut, Kolumbinë dhe Panamanë, transmeton lajmi.net.

Eco Higjiena

Një vit më vonë, Delawie u emëruar zëvendës-ndihmës sekretarë në Byronë për Çështje Politiko-Ushtarake, ku ai ishte përfaqësues i Grupit të Kontaktit për Pirateri për brigjet e Somalisë. Ai gjithashtu udhëhoqi bisedimet me Vietnamin mbi sigurinë rajonale, bashkëpunimin ushtarak dhe çështjet humanitare.

Në gusht të vitit 2009, Delawie morri postin e zëvendës shefit të misionit në Berlin, ku shërbeu deri në korrik të vitit 2012 dhe më pas u kthye në Washington dhe u emërua zëvendës-ndihmës sekretar për siguri, teknologji evropiane dhe verifikim për zbatimin në Byronë e Kontrollit të Armëve, Verifikimit dhe Pajtueshmërisë, ku momentalisht akoma shërben, teksa pret konfirmimin e Senatit për tu deleguar në postin e ambasadorit në Kosovë. Ai është përgjegjës për Zyrat euroatlantike për Çështjen e Sigurisë, Verifikimit, Planifikimit si dhe për Qendrat e Reduktimit të rrezikut bërthamor.

Greg Delawie flet rrjedhshëm gjuhën gjermane, italiane, kroate dhe turke. Bashkëshortja e tij, Vonda, e cila po ashtu është zyrtare në politikën e jashtë, aktualisht punon në Byronë për Zbatimin Ndërkombëtarë të Ligjit të Narkotikëve. Çifti Delaëie ka dy fëmijë.

Nëse Senati amerikan konfirmon nomiminim e tij për ambasador në Kosovë, ai pritet të zëvendësoj ambasadoren Treacy Ann Jacobson, e cila morri këtë post në vitin 2012. (lajmi.net)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.