Uji Dea

Kush është gjilanasi që shumë udhëheqës nga Ballkani e kërkojnë, për t`iu shërbyer në sheshin qendror në München

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Adem Ahmetit tanimë veç i janë mbushur 30 vite jetesë në qytetin historik të Münchenit në Gjermani edhepse mërgoi që nga mosha 16 vjeçare, përkatësisht në pranverën e vitit 1994 dhe krijoi atje gjithçka nga e para, por ai prap se prap kur të pyetet se cila është shtëpia e tij, ai përgjigjet Kosova, përkatësisht fshati i tij i lindjes Koznica, pranë Komunës së Novobërdës.

Kur Ademi vajti në Gjermani para 30 viteve, nuk vajti si turist në moshë të re, por si shumë të rij kosovarë të përndjekur që kërkoheshin për të kryer shërbimin ushtarak ne atë kohë.

Pavarësisht origjinës, Ademi është një nga njerëzit më të besueshëm dhe më të respektueshëm aty ku jeton e vepron, në qytetin bavarez gjerman München, pasiqë në shoqërinë bavareze u përshtat me kohë dhe atij rrethi ku jeton, jua dëshmojë se shqiptarët në përgjithësi janë shoqëri e kulturuar.

Ademi thotë se gjithçka e ka arritur me punë dhe përgjegjësi ndaj profesionit. “Ne shqiptarët gyrbetqar nuk ja vlen të ankohemi, por duhet te punojmë që të biem në sy pozitivisht” shpreheyt ai.

Ademi është një nga njerëzit që ka patur ndikim të madh pozitiv në shoqërinë shqiptare të mërguar pasiqë me vullnetin e tij ndihmoi dhe i drejtoi shumë e shumë shqiptarë gurbetqarë si në kohën e paraluftës ashtu edhe në kohën e pasluftës e gjerë në ditët e sotme.

Ademi që 25 vite punon në Restorantin e mirënjohur bavarez Augustiner Stammhaus München dhe nga aty ai arriti t’i mësojë të flasë rrjedhshëm edhe 7 gjuhë të huaja.

Si një njëri i vyer dhe i dalluar Ademi shpesh u vizitua nga i ndjeri ish bossi kryesor për Augustiner Brau München në të gjithë Gjermaninë z.Ferdinand Shmid.

Ademi ka kënaqësinë që me punën e tij priti shumë Burrështetas, Kryeministra, Ministra, Deputet, Senatorë, Politikanë e Biznesmen botëror, ku me të veçantit i ka ata që vijnë nga Kosova, Shqipëria e përkatësisht Ballkani sepse është kërkesa nga ta që t`iu shërbejë Ademi./rajonipress/

Është kënaqësi që tu shërbesh dhe të ndash momente interesante të çastit me:

Mobi Casa


Kryeministrin z.Albin Kurti

Kryetarin e Kuvendit z.Glauk Konjofca

Kryeministrin Edi Rama

Deputeten Fitore Pacolli

Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë z.Igel Hasani

Biznesmenin shumë të suksesshëm ne Ballkan z.Fatos Mustafa

Ish kryetarin Stipe Mesiç

dhe me njeriun e kualitetit të birrës në prodhim Augustiner, njëkohësisht shokun z.Daniel Wittek