UBT

Kush është Agron Tufa, fituesi i Orës së madhe letrare për poezi?

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Agron Tufa është poet modest. Modestia e tij vërehet kudo: nuk flet shumë, fjala e tij zë vend në çdo kuvend, nuk krekoset, por është “tip” që secili ia ka për lakmi jetës së tij. Mandej, ai me secilin njeri përshëndetet dhe, buza e tij është gjithnjë në gaz. Pse jo? I shkëlqen nuri. Pas Orës së madhe letrare të “Flakës…”. dëshiruam të zhvillojmë një bisedë të shkurtër për lexuesit. E patëm shkasin se ai ishte fitues i Orës së madhe letrare për poezi.

Agron Tufa, pos tjerash, është studiues e dr. shkencash. Por ai është edhe krijues e profesor pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës. Ai, pa hezitim, na u përgjigj pyetjeve tona dhe tha me pak fjalë jetën e tij se është adhurues i madhe librave, gazetave, manifestimeve kulturore, por edhe i jetës studimore e shkencore etj. Kjo “jetë” e tij është një lloj “zeje”, e cila të fut nga brenda dhe nuk mund ta dalësh nga ajo. Jo vetëm kjo.

Agron Tufa është i lindur, më 1 prill 1967 në Dibër. Studioi në Fakultetin Filologjik të Tiranës e më pas në Institutin Gorki në Moskë (1994 -1999). Pas diplomimit atje, ndoqi edhe programin e masterit për filozofi arti në Institutin e Kulturave Europiane IEK (1999 – 2001). Është profesor i Letërsisë së huaj të shekullit XX në Fakultetin Filologjik të Tiranës. Mban titullin doktor i Shkencave Filologjike.

Krijimtaria e letrare e tij është një thesar i shumtë. Shih për këtë, ai është nderuar me çmime të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare dhe vepra e tij është përkthyer në disa gjuhë të botës. Para pak vitesh, ai është shpallur si autor më i mirë i vitit për vëllimin poetik “Kafsha dhe Fantazma”, botuar nga Onufri duke evidentuar tharmin krijues të autorëve shqiptare në këtë gjini dhe rikthimin e vëmendjes së lexuesit tek poezia. Jo vetëm kaq.

Uji Dea

Agron Tufa, krijues e profesor, shpallet edhe autori i vitit për krijimtari letrare artistike. Ai merret edhe me përkthime dhe, si përkthyes më i mirë u shpall me romanin: “Dru qershie dhe ndjenja të vjetra” e autores Mariza Bozrovic, shqipëruar nga Edvin Cami botuar nga Dituria. Ky autori, gjer më tani ka botuar këto vepra letrare artistike, si janë: “Aty te portat Skee”, poezi, Onufri, 1996; “Dueli”, roman, “Ora”, 2002, (ribotim “Fjala”, 2007); “Rrethinat e Atlantidës”, poezi, Aleph 2002; “Fabula Rasa”, roman, Ideart 2004, “Janusi qindfytyrësh”, ese, Pro-Kultura, Tetovë, 2004; “La Prueba della tierra”, poezi, bashkautor, Maremoto, Spanjë 2005; “Mërkuna e Zezë”, roman, Toena 2005 (ribotim, Toena 2009); “Avangardë engjëjsh”, poezi, Ideart 2005; “Fryma mbi ujëra”, poezi, “Fjala” 2007; “Nove poesie” – “La stanza del poeta”, Formia, Itali 2008; “Dibra me sytë e të huajve”, MB botime, Tiranë 2008; “Letërsia dhe procesi letrar në shekullin XX”, vol I, II, SHBLU, 2008-’09; “Thembra e Akcilit”, miniatura, Zambak, Tiranë 2009; “Tenxherja”, roman, Toena, Tiranë 2009 e disa të tjera.

I pyetur se a bashkëpunon me revista e gazeta, ai u përgjigj me plot gojë se, bashkëpunon me disa gazeta dhe revista aktuale. “Karrierën time e kam filluar si gazetar, mandej si letrar. Ja kjo “jetë”, gazetaria më pëlqen dhe më ka lënë gjurmë të pashlyera n jetën time. E dua gazetarinë, sepse është një “tjetër” jetë nga fusha letrare. Por, kur ia bëmë një pyetje, se si e vlerëson manifestimin e “Flakës së Janarit” në Gjilan, ai tha se është jashtëzakonisht fushë e dobishme për të mos thënë se ka vlera që joshin lexuesin dhe shton interesimin e secilit adhurues të fjalës së bukur.

“Eshë njomëse përherë, por edhe edukative me një lloj tematike relativisht e supozuar. Jam krejt i befasuar nga ky eveniment kulturor, sepse nga kur njoha kalendarin e aktiviteteve që ka filluar “Flaka … “ në këtë qytet të bukur të Kosovës, kjo është rezistenca më e lartë në fushën më të djeshme të kulturës sonë. Është një kulturë që nuk e ka asnjë qytet i meseve tona, është një gamë që ka komplekse aktivitetesh. Kjo ka qenë befasia ime më e ndjeshme dhe e papritur. Gjilani po tregon se posedon vlera të të pakontestueshme të kulturës, të cilat po i shpalos dhe po i “relakson” artdashësit me shumë të arrira kulturore”, shtoi në fund të bisedës. A.Tufa, poet nga Tirana./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.