Mobi Casa

Kush e ndaloi dorëheqjen e Isa Mustafës?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga burime brenda LDK-së, Telegrafi gjithashtu mëson, se për t’u tërhequr nga dorëheqja e tanishme, Mustafën e kanë bindur Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe Muharrem Sfarqa, sepse në mënyrë automatike, sipas statutit të LDK-së, kompetencat e kryetarit bien menjëherë mbi nënkryetarin e parë, i cili do duhej të emërohej si kryetar i përkohshëm deri në zgjedhjet e brendshme, që në këtë rast është Sabri Hamiti.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa është bllokuar. Ai as nuk po mundet më ta drejtojë LDK-në, as nuk po e lejojnë njerëzit e tij të dorëhiqet.

Telegrafi ka mësuar nga një ambasador i shteteve të Quintit, të cilët menjëherë në ditën e hënë, më 9 qershor, janë informuar zyrtarisht për dorëheqjen e liderit të LDK-së, që pas dy ditësh përsëri janë tërhequr nga dorëheqja e paralajmëruar deri në zgjedhjet e brendshme të LDK-së, që pritet të mbahen në këtë vjeshtë.

Nga burime brenda LDK-së, Telegrafi gjithashtu mëson, se për t’u tërhequr nga dorëheqja e tanishme, Mustafën e kanë bindur Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe Muharrem Sfarqa, sepse në mënyrë automatike, sipas statutit të LDK-së, kompetencat e kryetarit bien menjëherë mbi nënkryetarin e parë, i cili do duhej të emërohej si kryetar i përkohshëm deri në zgjedhjet e brendshme, që në këtë rast është Sabri Hamiti.

FIDANISHTJA

“Isa nuk po jep dorëheqje, jo pse nuk po e ndjen obligim të dorëhiqet për shkak të dështimit në zgjedhje, por sepse nuk mund të dorëhiqet tash në këtë fazë, pa zgjedhje të brendshme, sepse udhëheqjen menjëherë do ta merrte klani i Hamitëve dhe do të fuqizohej edhe më shumë”, tregon në kushte anonimiteti, një anëtar i kryesisë së LDK-së.

Sipas tij, Isa si trashëgimtar të tij në LDK po synon ta lë Lutfi Hazirin ose Agim Veliun dhe kjo ka qenë arsyeja pse nuk ka dhënë dorëheqje deri më tash.

“Nuk e dimë si do të rrjedhin proceset brenda LDK-së më tutje, por tash pasi që Isa është bindur se nuk mund të bëhet as kryetar i Kuvendit me marrëveshjen e bllokut opozitar, nuk do të mund t’i rezistojë presionit të brendshëm dhe nuk ka alternativë tjetër përpos të dorëhiqet”, sqaron ky burim.

Sipas tij, Mustafës ia ka bërë të ditur edhe Sabri Hamiti, që njëherësh është edhe nënkryetar i Kuvendit, duke ia cituar rregulloren në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur me 30 qershor, se ai nuk ka kurrfarë mundësie për t’u bërë kryetar i Kuvendit me marrëveshjen e bllokut opozitar. /Telegrafi/